• |
ide | kryesore

Pas 6 ditë kërkimesh, gjendet i pajetë trupi i minatorit në Bulqizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është gjetur pas 6 ditësh kërkime trupi i pajetë i Muharrem Plakut, minatorit që mbeti i bllokuar në një prej galerive të kromit në Bulqizë.

Raportohet se trupi i pajetë u gjet në orët e para të mëngjesit të së hënës. Mësohet se trupi i pajetë i minatorit është transportuar drejt morgut të Spitalit të Bulqizës.

Të mërkurën e javës së shkuar u raportua për minatorin e bllokuar brenda minierës. 61-vjeçari mbeti i bllokuar në një prej galerive minerare të Bulqizës pas rënies së një masivi shkëmbor.

Një grup i avari-shpëtimit po punonte për nxjerrjen e minatorit. 6 ditë kërkime dhe ankth për familjarët e Muharrem Plakut, që morën sot lajmin e hidhur.



1 Comment

  1. Zoti qofte me te.

    I dhente paqe ne jeten tjeter dhe i dhente fuqi families se tij per te pasur nje jete te denje ne kete bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *