• |
ide | kryesore

PD deklaratë: Kryetari Basha nuk e etiketoi anëtarësinë si anti-amerikane, këto janë trillime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike reagoi me një deklaratë për mediat, për përplasjet brenda Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, të cilat Lapsi.al i botoi.

Lexo më tej: Çështja Berisha/ Zbardhen debatet në grupin e PD 

Deklarata: 

Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:

Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.



5 Comments

  1. Basha nuk e beson me as veten aq shume.genjen dhe eshte ne panik sefundmi !
    Kir genjen pamase eshte veshtire te mbashe mend serine e tyre,keshtu qe Kuvendi do te mblidhet dhe antaresia do te shprehet!
    Deri atehere,mire eshte qe Basha te mendohet edhe mund te largohet krenar por i dhjere fare !

  2. Hahahahahah tani po fillon ta njohi berishen ky. Prit llull. Se deri tani te ka mbajt me qofte ujku……. Provoje ncik ca kane pa kundershtaret

  3. Ne emer te 100 shokeve te mi votues te PD-se ne zgjedhjet e 25 Prillit, falenderoi patronazhistat,

    strukturat e Partise Socialiste e ato shteterore , dhe vete KM-ne per dhunimin e zgjedhjeve e masakren

    zgjedhore sepse merre me mend se per paskemi votuar per kryeminister. Gabimin tone e korigjuat

    ju me largepamesine tuaj . heren tjeter nuk keni nevoje te dhunoni zgjedhjet nese Basha mbetet ne

    krye te PD-se. Faleminderit per mirekuptimin. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *