• |
ide | kryesore

Pfizer: Vaksina efektive edhe tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

-Instant, Lajme, Planet

Kompania Pfizer njoftoi të hënën se vaksina e tij kundër COVID-19 është efektive edhe tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç dhe se së shpejti do të kërkojë autorizim në Shtetet e Bashkuara për përdorimin e saj tek kjo grupmoshë. Një hap i tillë shihet si mjaft i rëndësishëm drejt fillimit të vaksinimit të fëmijëve.


Vaksina e prodhuar nga firma Pfizer dhe kompania gjermane partnere e saj BioNTech është tashmë në dispozicion për moshat mbi 12 vjeç. Por shumë prindër po presin me ankth vaksinimin e fëmijëve të tyre, tashmë që ata janë rikthyer në shkolla dhe në kushtet kur varianti tejet ngjitës i koronavirusit, Delta, po shkakton një kërcim të madh për infeksione tek fëmijët.


Për fëmijët në shkollë fillore, kompania Pfizer testoi një dozë shumë më të ulët, një të tretën e sasisë që përmbajnë dozat që jepen aktualisht. Pavarësisht kësaj, u vu re se pas dozës së dytë, fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, prodhuan nivele të tilla antitrupash që e luftojnë koronavirusin, po aq fort sa adoleshentët dhe të rriturit që marrin një dozë më të lartë.

Një zyrtar i lartë i kompanisë Pfizer, Dr. Bill Gruber, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se doza për fëmijët e vegjël rezultoi e sigurt dhe me efekte anësore të ngjashme, ose më pak, si dhimbje krahu, apo ethe, si tek adoleshentët.

Dr. Gruber tha se synohet që aplikimi për përdorim urgjent në këtë grupmoshë tek Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të bëhet deri në fund të muajit, pasuar pak më vonë me aplikimin tek entet rregullatore evropiane e britanike.

Në fillim të këtij muaji, kreu i FDA-së, Dr Peter Marks i tha agjencisë së lajmeve Assoated Press se sapo Pfizer të dorëzojë rezultatet e studimit, agjencia do të shqyrtojë të dhënat “me shpresën që brenda disa javësh” të vendosë nëse vaksinat janë të sigurta dhe efektive edhe për fëmijët e vegjël./VOA

3 Comments

  1. Efektive per cfare?
    Sa % e femijve te moshës 5 deri në 11 vjeç, kane komplikacione apo vdesin nga Corona???
    Shumica derrmuese e femijve qe preken nga Corona nuk kane asnje simptome, ndersa pjesa tjeter e kalojne sume me lehte se gripin normal.
    Meqe doza qenka sa 1/3 e vaksines normale, po cmimi pse nuk eshte i tille???

    1. Arsyetim pa sens. Shkrimi me siper nuk ka reference cmimi apo vdekshmerie por flet vetem per efektivitet ndaj covid.
      Po te duash beje po te duash lere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu