• |
ide | kryesore

Reciprociteti për targat e makinave, BE: Kosova dhe Serbia të ndalin tensionet menjëherë

-Instant, Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka folur për vendosjen e reciprocitetit për targat të veturave që vijnë nga Serbia që mori Kosova sot.

Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.



2 Comments

  1. Po pse moj Evropa kurve flet vetem kur bejne kosovaret dicka???
    A E ZBATON DHE VUCICI NDERRIMIN E TARGAVE PER MAKINAT KOSOVARE??
    PSE NUK I THOTE EVROPI SERBISE TE ULE TONET???
    HE ME I LUMTE ALBIN KURTIT.
    EVROPA PLAKE ESHTE MESUAR ME SHQIPTARET DELE.

  2. “liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së”- thote ky eunuku!
    Po pse nuk i lini kosovaret te levizin te lire ne BE sikurse gjithe popujt e tjere?
    Keto jane grahmat e fundit te BE-se.
    Nje krijese qe po ngordh pa u bere asnjehere e vertete dhe e komsoliduar. Thjesht nje percartje gjoja demokratike, pjelle luftes se ftohte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *