• |
ide | kryesore

Shpërthen vullkani në ishujt Kanarie, evakuohen 5 mijë persona

-Instant, Lajme, Planet

Një shpërthim vullkanik po ndodh në La Palma, një ishull në Ishujt Kanarie, ku po evakuohen të paktën 5 mijë njerëz nga shtëpitë e tyre. Lajmi raportohet nga mediat spanjolle sipas të cilave, Garda Civile Spanjolle ka njoftuar se në orët e ardhshme mund të ketë 10.000 persona të zhvendosur. Magma dhe materiale të tjera piroklastike vazhdojnë të dalin nga vullkani Cumbre Vieja. Autoritetet kërkuan të mos i afroheshin zonës së shpërthimit, duke kërkuar nga popullata e zonave në rrezik të La Palma-s që të mbrohen nga hiri dhe të mbyllen në shtëpi në rast se bie aty pranë.


Ndërsa llava vazhdon të përparojë ngadalë drejt bregdetit të La Palma-s, duke tejkaluar disa rrugë dhe duke arritur në portat e disa shtëpive, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka mbërritur në ishull për të ndjekur nga afër situatën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu