• |
ide | kryesore

Shpërthen zjarri në një kamp për strehimin e refugjatëve në Greqi

-Instant, Lajme, Planet



Një zjarr ka shpërthyer gjatë natës në një kamp për strehimin e emigrantëve në zonën e Vathyt në ishullin grek të Samosit. Fatmirësisht, personat që ndodheshin aty kanë dalë pa u lënduar, ndërkohë që dëmet materiale në kamp janë të konsiderueshme.

Pak ditë më parë, në zonën e Vathyt u inaugurua një tjetër strukturë për emigrantët që do të strehojë mbi 3000 persona. Kampi i ri u kritikua shumë nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të masave të forta të sigurisë që kishte. Sipas mediave lokale, zjarri me përmasa të konsiderueshme, shpërtheu në një qendër tjetër, ndërkohë që shkaqet e tij janë ende të paqarta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *