• |
ide | kryesore

Shqipëria fillon procedurat për njohjen reciproke në Rajonin CEFTA të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Bizneset shqiptare, që kanë marrë statusin e operatorit ekonomik të autorizuar, do të mund të përfitojnë së shpejti të njëjtat lehtësi që u ofron ky status edhe në Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Serbinë.

Vendet anëtare të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA), në përputhje me objektivat politike të Procesit të Berlinit dhe në përgjigje të nevojës për thellimin e mëtejshëm të integrimit tregtar në rajon kanë miratuar Protokollin Shtesë 5, i cili gjatë këtyre viteve ka synuar krijimin e sinergjive midis vendeve të rajonit për lehtësimin e tregtisë, njoftoi Drejtoria e Doganave.

Ky Protokoll, pjesë integrale e Marrëveshjes CEFTA ka pasur ne fokus dispozita të cilat mbështeten në detyrime dhe angazhime të marra në kuadër të Marrëveshjes së Lehtësimit të Tregtisë në Organizatën Botërore të tregtisë (OBT).

Zbatimi i këtij protokolli ka qenë prioritet për Administratën Doganore me fokus të veçantë jo vetëm e lehtësimin e  Operatorëve Ekonomike të Autorizuar brenda vendit por edhe njohjen reciproke të tyre në Rajon, theksuan Doganat.

Për njohjen reciproke të programeve të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (OEA), palët  CEFTA janë  angazhuar duke miratuar në vitin 2019 “Vendimit Ministror mbi njohjen reciproke të programeve nacionale të OEA”.

Gjatë këtyre viteve në bashkëpunim me Sekretariatin CEFTA dhe GIZ, Administrata Doganore ka mundësuar implementimin e të gjithave procedurave që mundësojnë vënien në zbatim të Statusit OEA.

Me fillim e procedurave për njohje reciproke, synohet qe AEO-s nga një palë CEFTA t’i jepen të njëjtat përfitime si AEO-s në vendet përkatëse ku u është dhënë një autorizim në Palën CEFTA në të cilën bëhet zhdoganimi. Këto përfitime do të jenë të njëjta me ato që i jepen AEOS brenda territorit të tyre doganor.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) është një marrëveshje ndërkombëtare e tregtisë mes shteteve që përgjithësisht ndodhen në Europën Juglindore. Anëtarët aktuale të CEFTA përfshijnë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Serbinë.

 

Përfitimet e statusit të OEA-ve

a) Një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet :

  • Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit
  • Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor ;
  • Hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës.

b) Një akses i thjeshtuar apo ekskluziv për disa thjeshtime doganore :

  • Reduktim i nivelit të garancisë apo përjashtim nga garancia;
  • Thjeshtime në transit;
  • Thjeshtime në vlerë;
  • Autorizim për deklarata të thjeshtuara etj.

c) Marrëveshje për njohje të përbashkët me shtete të tjera.

Një OEA-S përfiton lehtësira në kontrolle gjatë hyrje – daljeve të mallrave në territorin shqiptar OEA – të në Bashkimin Europian (BE) DPD ka akorduar deri më tani 4 Certifikata për OEA ndërkohë që janë në proces për miratim edhe 4 aplikime të tjera.

DPD po bashkëpunon me Doganat e Rajonit për njohjen e ndërsjelltë të statusit OEA dhe lehtësimit të tregtisë mes vendeve tona.

Kriteret e OEA -ve

Sipas llojit të autorizimit të kërkuar (thjeshtimet doganore apo të sigurisë dhe mbrojtjes), aplikuesi duhet të përmbushë disa kritere:

  • Të mos ketë kryer shkelje të rënda apo të përsëritura të legjislacionit doganor dhe rregullave tatimore;
  • Të ketë një sistem menaxhimi tregtar, dhe nëse është e nevojshme regjistra transporti, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve doganore të përshtatshme;
  • Të ketë aftësi të mira paguese;
  • Te ketë standarde praktike dhe kompetenca ose kualifikime profesionale (OEA-D)

 

Për statusin e OEA-S, standarde sigurie dhe mbrojtje të përshtatshme:

  • Masat e duhura për sigurinë e zinxhirit tregtar
  • Integriteti fizik dhe kontroll të aksesit
  • Procese logjistike dhe trajtime për lloje të ndryshme mallrash
  • Personel i përgjegjshëm dhe identifikim i partnerëve të biznesit./ Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *