• |
ide | kryesore

Targat/Tensione në kufirin Kosovë-Serbi. Flet Kurti, reagon Vuçiç

-Instant, Arkiva, Kryesore



Policia e Kosovës që shkull në kufi targat serbe të veturave dhe i zëvendëson ato me targa të përkohshme. Pakica sebe që bllokon rrugën dhe proteston për ndalimin e lëvizjes së lirë. BE që me anë zëdhënësit të saj i bën thirrje palëve që të qetësojnë gjakrat. Vuçiç që vendos të mbledhë të martën këshillin e sigurisë kombëtare.

Kjo është pak a shumë situata e fundit mes Kosovës dhe Sebisë. Ajo ka ardhur pas një vendimi të qeverisë së Albin Kurtit për të mos lejuar më qarkullimin në territorin e saj me targa serbe, si pasojë e masës së reciprocitetit, pasi edhe serbët nuk i lejojnë kosovarët të kalojnë në territorrin e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti e shpjegoi sot në kuvendin e Kosovës vendimin e qeverisë së tij. Ai tha se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht do të duhej të mbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo lloj targe, përveç atyre RKS.

Kryeministri Kurti tha se pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmorri veprimet e nevojshme për konfisikimin e të gjitha targave ilegale brenda Republikës së Kosovës.

“15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht do të duhej të mbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat përveç atyre RKS. Republika e Kosovës nga data 15 shtator 2021, ka ndërprerë dhënien e tabelave KS, sepse nga kjo datë këto tabela nuk janë më valide. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfisikimin e të gjitha tabelave ilegale brenda Republikës së Kosovës, sikurse edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Pavarësisht se çfarë nacionaliteti kanë poseduesit e makinave me tabela jo valide, ato po konfiskohen. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, automjetet që mbajnë tabela të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës do të pajisen me tabela të përkohshme. Një marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë u pat arritur ne vitin 2011 që u finalizua në Bruksel më 2016. Nga ajo kohë, Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet, përfshirë edhe procesin për lehtësimin e regjistrimit të automjeteve” tha ai duke shtuar se reciprociteti në fjalë nuk ka për qëllim që të provokojë destabilizim.

Por serbët lokalë janë ngritur në protestë në pikën kufitare të jarinjës dhe atyre iu bashkau edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq. Ai tha para serbëve kishin lënë lënë automjetet e tyre në rrugë ka kërkuar ndërhyrjen e Beogradit hde të autoriteteve të BE.

Menjëherë presidenti i Serbisë, Aleskander Vuçiç, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjes, sipas gazetës serbe “Novosti”.

Sipas sipas gazetës, në këtë takim është i ftuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura. Ngjarja duket se ka alarmuar edhe Brukselin.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.

Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Hallall, kryeministri i pakapur, i pakorruptuar, antisorosian, mbrojtes i interesave kombetare, A. Kurti, vazhdo keshtu dhe shqiptaret kudo i ke pas!
    Cfare thote zedhenesi i “kurves se motit”, gerdalles Evrope, i ben thirrje kujt, per cfare, “per c’tensionim, per levizje te lire” pse serbia, si njeh targat e Republikes se Kosoves, pse more bastarde, keni heshtur qe prej 2011 dhe me heshtjen tuaj kriminale, keni trimeruar derrat serbe per kete dhe shume shkelje sovraniteti shteteror dhe nderkombetar qe i behet Kosoves?! Po ju jeni derra te njejte dhe keni te njejtin surrat, KAQ!
    Persa i perket mbledhjes se kriminelave serbe, pasardhesve te Sllobodanit, le t’a provojne nese ia mban, qe te prekin sovranitetin e Republikes se Kosoves!

  2. Sali Berisha, besoj, është mjeku që ka më shumë fotografi me “bllokmenët”, me Hysni Kapon, me Simon Stefanin, me familjarë të E. Hoxhës dhe tani bërtet kundër tyre! Atëhere, përse e kriminalizoi Sali Berisha skenarin, kur ata që do të linin pushtetin, së pari, nuk ishin kundër ndryshimit të sistemit dhe, së dyti, ata vetë e vendosën në krye të asaj partie? Ja, përse dyshohet për Berishën! Ai përherë provokonte dyshimin. Ky njeri, mbartës i aq shumë veseve, i pabesë, pa ide e parime, shpifës etj., shkatërroi gjithçka: ekonominë, ushtrinë, arsimin, Akademinë e Shkencave, drejtësinë, territorin etj.

  3. I gazetaruc pabuks , di te shruash shqip ? Vetem ne 2 fjalite e para 3 gabime , nuk munda ta lexoj Te gjith artikullin se ne cdo resht nje gabim. Ik mbill shalqi o legen !!!! Ptyyy race kurvi!

  4. Gazetar o te qifsha rrobte. Kemi fjale Shqip o bythqir Sorrosian. Jo Valid po te VLEFSHME. Vdeksh me vuajtje o tradhetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *