• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona i shpëton turpit në shtesë: Granda humb dy pikë në Camp Nou

-Instant, F1, Sport, Video

Barcelona nuk ka arritur të shkojë përtej barazimit në natën e së hënës në La Liga. Të besuarit e Koeman barazuan 1-1 në shtëpi me Granadën, duke e shpëtuar veten nga një humbje e merituar në fund të ndeshjes. Miqtë kaluan në avantazh pas më pak se dy minutash lojë, me goditjen me kokë të Duarte, blaugranat shtynë dhe goditën dy shtylla me Sergi Roberto dhe Mingueza, para se të gjenin barazimin në minutën e 90 me Araujon. E megjithatë 1-1 nuk e shpëton Koeman, sepse publiku i Camp Nou, megjithatë, nuk është i kënaqur.



Barcelona kthehej në kampionat me dëshirën për të harruar shuplakën në Ligën e Kampioneve përballë Bajern Mynih, por gjërat nuk shkuan aspak si shpresonte tekniku hollandez. Në vështirësi për të bërë formacionin, për shkak të dëmtimeve të shumta, me Demir në fushë e 17-vjeçarin Balde titullar në këtë sfidë, Granada ia bëri jetën të vështirë. Ndoshta goli i shpejtë tronditi besimin e katalnasve, që vetëm në shtesë arritën të marrin një pikë.

Mbetet në vendin e 7 Barcelona, që shkon në tetë pikë me katër ndeshje të luajtura e ka një ende për të rikuperuar, që mund ta zvogëlojë në dy pikë diferencën me kreun. Granada mbetet pa fitore, por merr barazimin e tretë në 5 takime të luajtura, që e pozicionojnë në vendin e 17, një mbi zonën e rënies nga kategoria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu