• |
ide | kryesore

Video/ “Mbylle gojën e q**ë”: tifozi i West Ham e ofendon pareshtur, Pogba e çmend fare

-Instant, F1, Sport, Video

Paul Pogba u përfshi në një konfrontim verbal me tifozët e West Ham pas fitores së Manchester United në Stadiumin e Londrës. Mesfushori francez ishte objekti i fyerjeve të vazhdueshme, bashkë me shokët e tij të skuadrës kur u largua nga fusha, pasi festoi suksesin në minutën e fundit. Një tifoz i Hammers, në veçanti, i bërtiste vazhdimisht atij për të “mbyllur gojën e q**ë”, por mesfushori ruajti qetësinë dhe pa artikuluar asnjë fjalë e mbajti gojën hapur në maksimum, duke i ngulur vështrimin me sy provokues. Sidoqoftë, situata rrezikoi të dilte jashtë kontrollit dhe Michael Carrick, trajneri i dytë i Djajve të Kuq, e tërhoqi atë në dhomën e zhveshjes për të shmangur problemet e mëtejshme, siç tregohet në një video që u bë virale në mediat sociale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu