• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti kur dërgohet në morg trupi i pajetë i minatorit në Bulqizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas më shumë se pesë ditë kërkime, në orët e vona të se dielës është gjendur trupi i pa jetë i minatorit, Muharrem Plaku.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e 15 shtatorit në galerinë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, që operon në zonën e parë krom-mbajtëse të Bulqizës. mbeti i bllokuar në minierë pas shembjes së një masivi shkëmbor mesditën e të mërkurës së 15 shtatorit.

Prej asaj dite dhe në vazhdim, minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, punuan për të gjetur teknikun.

Kjo është hera e parë që në galeritë e Bulqizës, procesi për nxjerrjen e minatorit që humbi jetën zgjat kaq gjatë në kohë.



1 Comment

  1. Nje jave lajm dhe krye-lajm neper televizione rasti I ketij te ndjerit…
    Po si eshte e mundur,cdo lajm fillonte me fjaline “minatori 61 vjecar…” dhe askush,asnje per be,nga gjithe hordhia e analisto-opinionisteve te beje pyetjen:” C’eshte ky minator 61 vjecar?! Me sa dime,me kod pune,ne miniere lejohet te punosh deri ne moshen 55 vjec?!”….
    Hipokrizi ne ekstrem! Kjo tregon se te gjitha ekranet emetojne “lajme” te kuruara nga zyra e censures qeveritare! Te gjitha televizionet jane de facto pjese e grupit mediatik ERTV Group….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *