• |
ide | kryesore

Agjenti Alexander Litvinenko/ Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Rusia përgjegjëse për vrasjen e tij

-Instant, Arkiva, Planet



Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur: Rusia është “përgjegjëse” për vrasjen e ish -agjentit Alexander Litvinenko.

Litvinenko u helmua me polonium 210 , një izotop i rrallë radioaktiv, në 2006 në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata vendosi se “ekziston një supozim i fortë” se autorët e helmimit , të cilët u identifikuan nga një hetim britanik, “vepruan si agjentë të shtetit Rus”.

Gjykata u shpreh gjithashtu se Moska nuk dha një “shpjegim alternativ”, “të kënaqshëm dhe bindës”, “as nuk hodhi poshtë përfundimet e hetimit publik britanik”.

Litvinenko, 43 vjeç, një kritik i hapur i Presidentit rus Vladimir Putin i cili u largua nga Rusia për në Britani, vdiq pasi u helmua teka piu një çaj jeshil të veshur me izotopin radioaktiv të rrallë dhe shumë të fuqishëm në Hotel Millennium të Londrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *