• |
ide | kryesore

Australianët të lodhur nga izolimi, përplasje me policinë në Melburne

-Instant, Lajme, Planet



Nuk kanë të ndalur protestat kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë në Australi. Të lodhur nga izolimi i vendosur që prej shumë muajsh, mijëra persona morën pjesë në marshimin e radhës që u mbajt në Melburne. Protestat në Australi kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe protestuesit kanë shtuar përplasjet me forcat e rendit që gjithashtu i janë kundërpërgjigjur akteve të dhunës.

Media të ndryshme kanë filmuar momentet, ndërsa protestuesit sulmojnë forcat e rendit dhe në disa raste kanë dëmtuar dhe mjetet e tyre. Policia ka arrestuar dhjetëra protestues, por duket se vala e tyre sa vjen e shtohet kjo edhe për faktin se Australia ka ndër masat më të forta shtrënguese, në krahasim me shumë vende të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *