• |
ide | kryesore

Chelsea gati të thyejë rekordin e transferimit për një mbrojtës: 100 milionë euro për Marquinhos

-Instant, Sport



Edhe pse objektivi kryesor i Chelsea, për sa i përket repartit të tërhequr është Jules Koundé i Sevillas, klubi londinez synon gjithnjë një emër të madh: Marquinhos i PSG, një nga mbrojtësit qendrorë më të fortë në botë. Sipas RMC Sport, klubi londinez është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për ta sjellë brazilianin në Angli.

Problem mund të jetë kontrata e rinovuar e Marquinhos, që skadon në 2024, edhe pse një shifër e tillë do të ishte e parefuzueshme për cilindo klub. Vetëm se kjo nuk bën punë me PSG, që ka treguar se mund të suportojë edhe humbjen e 180 milionë euro vetëm për të mos e shitur Mbappe përpara përfundimit të kontratës.

Nga ana tjetër, kampionët e Europës janë duke planifikuar shitjen e Rudiger e me ardhjen e brazilianit nga PSG do të mund të ripropozonin dyshen e qendrës Marquinhos-Tiago Silva në Stamford Bridge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *