• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ Shqipërinë e vizituan këtë verë Ivanka Trump dhe sheiku i PSG

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në muajin korrik Shqipërinë e vizitoi Ivanka Trump. Lajmin e zbuloi Auron Tare që publikoi edhe disa foto në emisionin “Opinion”.

Ai tha se vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner dhe disa miq të tyre.

Ata kanë qëndruar në një jaht në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin. Sipas Tares, atyre Shqipëria u është dukur interesante.

Sipas të njëjtave burime bashkë me çiftin Trump ka qenë edhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.

“Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për tju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë.

Nuk i njohu asnjeri. Fare. Kudo që shkuan nuk i njohu njeri dhe kjo është gjë e mirë. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit për kishën atje. Një pjesë e malit digjej atje në atë kohë. Ishte koha e zjarreve. Shkuam edhe në Butrint” – tha Tare. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Kush me thote mua, ky George Tanet prinderit i ka minoritet grek apo shqiptar? E di qe kan lindur ne Qeparo.Nese jan minoritet grek atehere skemi pse te mburremi me te edhe pse i kan lindur ne Shqiperi.Eshte sikur i themi nje arvanitasi , qe eshte Shqiptar.Ky Tanet gjithmone eshte marre me lobin dhe organizatat greke ne Amerike.Skemi pse i themi shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *