• |
ide | kryesore

FIFA i bën një ‘nder’ Shqipërisë: Hungaria dënohet për fyerjet raciste kundër lojtarëve angleze

-Instant, F1, Sport



FIFA vendo të dënojë Hungarinë e ajo që ‘gëzohet’ është Shqipëria. Vendimi i qeverisë së futbollit është që hungarezët duhet të luajnë ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës pa publik, si sanksion për fyerjet raciste të tifozëve të saj kundër lojtarëve të Anglisë në Budapest. Federata Hungareze gjithashtu u gjobit me 200,000 franga zvicerane, një nga gjobat më të rënda të vendosura ndaj një vendi nga organi drejtues botëror.

Ekipi hungarez rrezikon të luajë edhe një tjetër ndeshje të FIFA-s pa spektatorë, nëse ka episode të racizmit në të ardhmen. Ndeshja e dytë që do të luhet me dyer të mbyllura, mbetet pezull për një periudhë prove dyvjeçare. Hungaria do të përballet me Shqipërinë prapa dyerve të mbyllura, në ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës më 9 tetor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *