• |
ide | kryesore

Greqia nuk gjen qetësi nga Covid, mbi 3 mijë raste të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 3,040 raste të reja me koronavirus. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 636,596, nga të cilët 51.0% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 134 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 3,178 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 42 qytetarë. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 14,548. Prej tyre 95.4% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin 70 vjeç e lart.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *