• |
ide | kryesore

Inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri/ Biznesmeni italian: Po kërkoja thesarin e Montekristos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Biznesmeni Davide Pecorelli, që “u zhduk” për 9 muaj me radhë, dhe sajoi historinë e vrasjes së tij në afërsi të Pukës, ka nisur të japë shpjegime për autoritetet italiane. 45-vjeçari që shkaktoi ankth për familjarët e tij, por madje dhe hetime të thelluara në të dyja vendet, tregon se ishte në kërkim të thesarit në ishullin e Montekristos. Prokuroria e Perugias, e cila po merret me këtë çështje të ngatërruar, që le pas dhe shumë hije dyshimi, e ka thërritur biznesmenin nga Umbria të japë detaje për ngjarjet që kanë ndodhur në këto 9 muaj.

Kur ai u gjet në det në bordin e një gomone, Pecorelli kishte me vete një hartë, një kazmë dhe një lopatë ndoshta për të kërkuar thesarin e pretenduar. Ai madje kishte marrë me qira një garazh ku do të duhej të mbante sendet e çmuara. Në hartë tregoheshin disa pika të ishullit Montecristo, por përpjekja për ta arritur atë dështoi për shkak të një dëmtimi të gomones.

Përmbajtja e dëshmisë tani do t’i dërgohet zyrës së prokurorisë në Grosseto dhe gjithashtu do të kontaktohen autoritetet shqiptare pasi për të ka nisur një procedim penal.



4 Comments

  1. Atje do të shkëlqejnë oratorët e vijës së zjarrit. Ata do t’iu bëjnë thirrje demokratëve që t’iu bashkohen në këtë aventurë. Nën presionin e thirrjeve “allahu akbar!..” do të kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës “për të shptuar” PD!… Do të vijë dita kur me durimin e sosur të ndërmarrin akte dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *