• |
ide | kryesore

Iu gjet një automatik dhe kanabis në banesë, arrestohet një 40-vjeçar në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar në Korçës është vënë në pranga pasi iu gjet një armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë. Pas kontrolleve në banesën e tij në lagjen Nr. 6, policia sekuestroi armën e zjarrit tip automatik me një krëhër me 25 fishekë dhe një sasi kanabisi.Po ashtu, bëhet e ditur se në pranga janë vënë edhe dy qytetarë të tjerë që  drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë arrestuan A. H., 30 vjeç pasi u kap në Pogradec u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *