• |
ide | kryesore

‘Këpuca e Artë’ i dorëzohet Lewandowskit: “Dua të vazhdoj të fitoj”

-Instant, Sport



Robert Lewandowski është vlerësuar sot në Mynih me “Këpucën e Artë” të golashënuesit evropian më të mirë të sezonit të kaluar, falë 41 golave të tij të shënuar gjatë sezonit 2020-2021. “Dua të vazhdoj të fitoj tituj. Natyrisht që po vjen një gjeneratë e re, por unë kam përvojë dhe aftësi. Nuk kam mbaruar ende”, tha sulmuesi polak i Bayern Munich për Kicker.

“Sezoni i ri sapo ka filluar. Ka ende shumë ndeshje në të cilat unë ende mund të shënoj. Dua të fitoj me Bayern”- vazhdoi ai, që shfaq një lloj pakënaqësie për krahasimin që e vendos gjithnjë me Messin e Ronaldon -. Unë gjithmonë konkurroj me veten time. Shoh atë që mund të bëj dhe të jap. Duhet shumë punë dhe respekt”, përfundoi numri 9 i bavarezëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *