• |
ide | kryesore

Koeman, shkarkimi te porta, i preferuari është Pirlo: “Është ekonomik”

-Instant, Sport



Fryn ajër ndryshimesh në Barcelonë. Sipas asaj që raportohet në Spanjë, pas rezultateve të fundit negative Ronald Koeman do të rrezikonte, e jo pak, shkarkimin nga pankina Blaugrana. “Nuk do të flas për të ardhmen time”, ka thënë trajneri holandez pas barazimit me Granadën, por fati i tij tani duket i vulosur dhe në listën e emrave për ta zëvendësuar është edhe Andre Pirlo, i cili madje duket se është “i preferuari”.

Sipas asaj që bën të ditur El Chiringuito TV, presidenti Laporta nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e këtij fillimi të sezonit dhe marrëdhënia me trajnerin nuk ngjiti kurrë. Situata për shkarkimin duket se është kopsitur: Cadiz, Levante dhe Atletico Madrid në kampionat dhe Benfica në Champions do të jenë fazat e ardhshme të sprovës, por fati i trajnerit duket se është vulosur pavarësisht një fature prej 5.8 milionë euro që do të duhej të paguheshin për hollandezin në rast të shkarkimit para afatit (qershor 2022).

Jota Jordi, gazetare e emisionit të famshëm spanjoll, ka përfshirë Andrea Pirlon në një listë me emrat e pasardhësve të mundshëm të holandezit. Ish-trajneri i Juventusit është ende pa punë pas përfundimit të përvojës së tij me bardhezinjtë dhe është një profil me efekt ndërkombëtar për shkak të karrierës së tij të madhe si futbollist. Për më tepër, sipas asaj që shpjegojnë te El Chiringuito, italiani nuk ka kërkesa të mëdha ekonomike ose kërkesa të larta për skuadrën (ndryshe nga Antonio Conte) dhe mbi të gjitha ai mund të jetë figura e duhur për të ‘dërguar’ ekipin në duart e Xavit, të cilin klubi nuk do të donte të ‘digjej’ duke ia besuar menjëherë stolin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *