• |
ide | kryesore

Kontrollet me dronë e radarë, 21 shoferë të arrestuar e 630 gjoba për një javë në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e Lezhës gjatë kontrolleve te realizuara përgjatë një jave ka vënë në pranga e proceduar 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 11 janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Po si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Njoftohet gjithashtu se janë vendosur 630 masa administrative, nga të cilat: 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 60 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 24 për përdorim të celularit, 290 për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 241 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 8 qytetarë. Gjithashtu, policia ka bllokuar 7 mjeteve për mungesë dokumentacioni, si dhe 5 mjete të tjera që qarkullonin me masa administrative të pashlyera (5 deri në 12 gjoba).

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *