• |
ide | kryesore

Partia e kryeministrit Justin Trudeau fiton zgjedhjet në Kanada

-Instant, Arkiva, Planet



Partia e kryeministrit aktual të Kanadasë, Justin Trudeau, ka fituar për herë të tretë zgjedhjet.

Ai arriti të fitonte mandatin e kryeministrit, por pavarësisht fitores, Partia Liberale që ai drejton nuk kanë shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë dhe kështu, do të nevojitet ndihma e partive të tjera për të miratuar ligje të rëndësishme.

Në fjalën e tij pas fitores, Trudeau përmendi çështjet e rëndësishme për platformën e partisë së tij, duke vënë theksin te veprimet klimatike dhe kujdesin për fëmijët.

“Ne të gjithë kemi punuar kaq shumë gjatë javëve të fundit dhe viteve të fundit. Dhe kemi arritur deri këtu. Le të mos harrojmë të kaluarën dhe ditët e errëta që kemi kaluar së bashku. Por le të shikojmë akoma drejt së ardhmes dhe gjithçka që ka për të ardhur dhe gjithçka që kemi akoma për të ndërtuar së bashku. Le të punojmë së bashku. Dhe le të kapim premtimin e një dite të re”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *