• |
ide | kryesore

Përplasja për targat/ Basha: Kosova shtet sovran, kërcënimet e Beogradit nuk vlejnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbi përplasjen me Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të makinave ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai thotë se kërkesa për reciprocitet është e drejtë e Kosovës.

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës.

Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas falsitetit të iniciativës së Novi Sadit” – shkruan Basha.

Komenti i Bashës vjen pas atij të kryeministrit Rama që edhe pse në dukje i dha të drejtë kërkesës së Kosovës më pas i kërkoi asaj të dialogojë për vendimin.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë” – shkroi Rama. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *