• |
ide | kryesore

Presidenti i Kroacisë e quan Vuçiçin nxitës të luftës, Vulin i del në mbrojtje

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dje, duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit Evropian në Forumin Botëror të Liderëve në Nju Jork, vlerësoi se jo të gjitha vendet e Evropës Juglindore e kanë motivimin e nevojshëm për t’u anëtarësuar në BE.

Milanoviç theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e anëtarësimit është presidenti Aleksandar Vuçiç, për të cilin tha se “është një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet ’90”.

Negociatat për pranimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Milanoviç shprehu bindjen e tij se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tha se “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.

Reagimi i Qeverisë në Beograd ndaj kësaj deklarate mbërriti sot. Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin tha se Milanoviç “i përket politikanëve më budallenj kroatë”, raporton N1, transmeton Express.

“Në Kroaci, politikanët ndahen në ustashë të hapur dhe të fshehtë. Kur, duke mos ditur se ishte filmuar në një takim me të ashtuquajturit mbrojtës, ai pranoi me krenari rrënjët e tij ustashe, Milanoviq vërtetoi se ai i përkiste pasuesve të fshehtë të lëvizjes ustasha”, tha Vulin në një deklaratë.

Ai tha se Milanoviç u përpoq që ta mbyllte kufirin me Serbinë në vitin 2015. “I përket politikanëve më budallenj kroatë. Ai e konfirmon këtë çdo ditë kur e sulmon Serbinë dhe Vuçiqin”, theksoi Vulin./ Gazeta Express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *