• |
ide | kryesore

Stine dhe Aurela Gaçe rikthejnë dr.Florin

-Instant, Paparazzi, Slider



Aurela Gaçe dhe Stine kanë bërë me dije sot që po sjellin një bashkëpunim të ri muzikor. Pjesë do jetë edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.
“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.

Aurela tregoi se kjo këngë do përfshihet në albumin e saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90. Klipi del shumë shpejt dhe sigurisht fansat e DR.Florit janë gëzuar më së shumti.
Si pa kuptuar kanë kaluar 7 vite pa Dr Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij.
Ai kujtohet pothuajse çdo vit nga anëtarët e grupit West Side Family si dhe nga miqtë e tij më të ngushtë si Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi.
Kujtojmë se këngët e tij vazhdojnë të mbeten HIT. Ndër to, mund të përmendim “Origjinale”, “Ça na ke” si dhe këngët me West Side Family si : Mesazh, Kena Lind Për Cef



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *