• |
ide | kryesore

Sulmi me armë në hotelin “Voloreka”, GJKKO përfundon hetimet për personat e përfshirë (Detaje)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kanë përfunduar hetimet ndaj grupit të personave që sulmuan me armë, në 1 dhe 8 gusht 2020, hotel “Volorekan” në Tushemisht.


Të arrestuarit për këtë çështje, Meardi Berberi, Anterio Kaloshi dhe Ervin Kalaja, më datë 1 gusht 2020, kanë lëshuar dhjetëra plumba në drejtim të makinave të parkuara në hotel “Voloreka”, në pronësi të babait të Johan Muçollarit, me të cilin kishin dhe konfliktin.


Sipas gazetares Klodiana Lala, tre burrat janë arrestuar në shtator 2020 në zonën e Freskut në Tiranë dhe gjatë arrestimit atyre i janë gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh dhe armësh.

Konflikti sipas gazetares, ka nisur kur Johan Muçollari do të ikte për të dëshmuar në një proces gjyqësor. Por, duke qenë se do të dëshmonte në dëm të shokut të tre personave të përfshirë në ngjarje, ato kanë marrë të riun dhe e kanë kërcënuar.

Pas kërcënimeve, kanë ndërmarrë dhe dy sulmet, ato të datës 1 dhe 8 gusht. Në datën 8 gusht, ata kanë qëlluar në drejtim të dhomës ku flinte Johan Muçollari. Ndërkaq, gazetarja Lala tha se ndaj tre burrave, rëndon akuza e vrasjes në tentativë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu