• |
ide | kryesore

TAP fiton çmimin “Projekti në Gaz i Vitit” në çmimet Gastech Awards 2021

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka kënaqësinë të njoftojë se është shpallur fitues në kategorinë “Projekti në Gaz, LNG ose Hidrogjen i Vitit) në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Gastech 2021.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha se: “Jemi të emocionuar të marrim këtë çmim kaq të rëndësishëm dhe unë do të doja të falënderoja me gjithë zemër aksionerët dhe ekipet tona, kontraktorët dhe furnitorët tanë dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij projekti, për përkushtimin dhe kontributin e tyre në përfundimin e suksesshëm të projektit, brenda afateve dhe brenda buxhetit.”

“Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për të bërë TAP një realitet, për të qenë një Operator i besueshëm dhe i qëndrueshëm i Sistemit të Transmetimit. Ky çmim sot, edhe një herë, vendos theksin në angazhimin tonë për siguri, përsosmëri dhe për praktikat më të mira kur bëhet fjalë për planifikimin dhe implementimin e projektit, bashkëpunimin me partnerët dhe grupet e interesit, investimet socio-mjedisore dhe për realizimin e projektit sipas objektivave.”

Në marrjen e çmimit Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, tha: “Sinqerisht, jam shumë e lumtur të marr këtë çmim në emër të TAP. Kjo është një tjetër njohje për orët e shumta të punës së vështirë, planifikimin e përpiktë, standardet më të larta të sigurisë, inxhinierinë e klasit botëror dhe një angazhim për mbrojtjen e mjedisit dhe komunitetet që jetojnë në afërsi të tubacionit – të gjitha këto elemente u bashkuan më së miri. Ne jemi shumë krenarë për këtë rezultat dhe mezi presim të punojmë me të njëjtin përkushtim dhe angazhim në të ardhmen.”

Çmimet e përvitshme Gastech – të organizuara në prag të konferencës globale Gastech – festojnë arritjet e jashtëzakonshme të organizatave dhe individëve në sektorin e gazit.

Kategoria e Projektit të Vitit në Gazit, LNG ose Hidrogjen, përfshin një projekt të klasit botëror që tregon përsosmëri në disa kategori, duke përfshirë realizimin sipas buxhetit, sipas afateve, ose me parë, të përforcuara nga praktika të forta në CSR dhe HSE, dhe në përputhje me bashkëpunimin e shkëlqyer me shkallët e qeverisjes dhe me grupet e interesit.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.
TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të pritshëm. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.
Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.
Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline
Kontakt për Media në anglisht: [email protected]



2 Comments

  1. “Prane lumit, te palare….”

    Me gazin (dhe produktet e tjera) me te shtrenjte ne Ballkan dhe nder me ta shtrenjet ne Evrope, shqiptaret kane perfunduar si vargjet e komunistit Noli, duke qene se TAP-i dhe cmimi i tij iu kalojne mespermes !

    Vetem para pak ditesh /javesh gazi sapo u rrit me disa leke per liter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *