• |
ide | kryesore

Vodhën biznesin në Vlorë, arrestohen në flagrancë 5 autorët e dyshuar

-Instant, Lajme, Të fundit



5 autorët e dyshuar të një vjedhjeje në një biznes në qytetin e Vlorës janë arrestuar në flagrancë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë pas njoftimit të marrë se në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ishin vjedhur disa produkte në një biznes arrestuan në flagrancë katër shtetasit e mitur me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes:

R. L., 17 vjeç dhe I. T., 16 vjeç, të dy banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, K. B., 15 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe E. XH., 18 vjeç, banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar një shumë parash, produkte të vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe automjetin me të cilin tentuan të largoheshin pasi kishin kryer vjedhjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *