• |
ide | kryesore

A do të ketë një ribashkim të One Direction

-Instant, Paparazzi, Slider



Grupi u nda gjashtë vjet më parë dhe fansat u zhgënjyen që nuk u bashkuan për 10 vjetorin e tyre në 2020.

Liam Payne tha se ai foli me Louis Tomlinson për të diskutuar idenë e ribashkimit. Liam performoi në të njëjtin vend si grupi i ribashkuar “The Wanted” për koncertin bamirës të Tom Parker të hënën mbrëma.

Ai tha: “Unë fola me Louis-in për këtë dhe ne po thoshim se duhet të ndodh herët a vonë.”

Zayn Malik u largua nga grupi në Mars 2015, dhe katër anëtarët e mbetur dhanë shfaqjen e tyre të fundit atë Dhjetor.

Të gjithë kanë regjistruar materiale solo, me Harry Styles që fitoi Brit Awards dhe Grammy si dhe Niall Horan vitin e kaluar me album.
Simon Cowell, i cili krijoi grupin në The X Factor, tha këtë vit se ai mendon se ribashkimi do të ndodhë dhe do të ishte “e mahnitshme”.

Në ndryshim nga të tjerët Zayn është më indiferenti përsa i përket rrjeteve sociale, ndërsa Liam është shumë aktiv dhe gjithmonë në një mënyrë apo në një tjetër i rikujton momentet kur ka qënë në grupin e One Direction.
Madje më 7 shtator Liam rikujtoi largimin e Zayn në TikTok.

Në më pak se një ditë, videoja e Liam-it TikTok grumbulloi mbi katër milionë e gjysmë pëlqime dhe 17 milionë shikime dhe, natyrisht, shumë reagime në komente. Më pas ai e fshiu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *