• |
ide | kryesore

A është arratisur Adriatik Llalla nga Shqipëria? Si përgjigjet avokati i ish-kryeprokurorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj, komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të lënë në fuqi vendimin e dënimit me dy vite burg për ish-kryeprokurorin.

Avokati Hazizaj paralajmëroi se do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë vendimin, duke e cilësuar atë të padrejtë. Ndonëse gazetarët, jashtë dyerve të GJKKO, insistuan shumë, avokati Hazizaj nuk pranoi të japë asnjë detaj lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Llalla, duke thënë se nuk ka informacion se në cilin spital është shtruar ai.

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”, tha avokati.

I pyetur se “A do të dorëzohet Llalla”?, avokati Hazizaj deklaroi se “Unë isha në Gjykatën e Apelit dhe shtrova të gjitha pretendimet, sa i përket mbrojtjes, më tej është Avokati i Shtetit që merret me ekzekutimet e vendimeve”.



1 Comment

  1. Ky eshte ai avokati ish polic i LSI qe merr ne dorezim kriminelet. sekseri i Metes, as nuk di te flase e jo me te beje avokatin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *