• |
ide | kryesore

Apeli lë në fuqi dënimin me dy vite burg për Adriatik Llallën

-Instant, Lajme, Të fundit



Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi ditën e sotme dënimin me dy vite burg për ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Më 9 shtator u mbajt seanca e fundit për ish-kryeprokurorin Llalla. Vetë ish-kryeprokurori nuk ishte prezent në seancë, pasi sipas avokatit të tij, Sokol Hazizaj, ai është sëmurë në gjendje të rëndë dhe ndodhej në regjim spitalor.

Edhe ditën e sotme Hazizaj u shpreh se Llalla vijon të jetë sëmurë dhe në regjim spitalor, por nuk kishte informacione se ku ndodhej. Llalla u shpall fajtor për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.



1 Comment

  1. Dhe keto jane maja e ajzbergut. Kete duhet ta fusnin per “trajtim” ne burg nja 20 vite se 2 vite nuk jane asgje..dhe Meta do ta fale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *