• |
ide | kryesore

Basha me drejtuesit e degëve të PD-së: Fokusi tek teforma territoriale

Arkiva, Lajme



Takimet që Lulzim Basha zhvilloi me me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike kanë pasur në fokus konsultimet për reformën territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik.

Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët. Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, takimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *