• |
ide | kryesore

Basha tha se nuk do ta mbledhë Kuvendin Kombëtar/ Berisha: Asnjë i marrë peng nuk e ndalon dot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas prononcimit për media të Lulzim Bashës i cili u pyet në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe e përjashtoi kategorikisht si mundësi, ka ardhur edhe reagimi nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Berisha tha se fakti që kryeministri Edi Rama ishte në pushtet prej 8 vitesh, lidhet me pazaret që mund të ketë bërë me Bashën i cili do të jetë i kënaqur edhe nëse vazhdon të jetë në opozite edhe për 8 vite të tjera.

Në reagimin e tij, Berisha shtoi tha se Kuvendi Kombëtar do të mblidhej duke u bazuar në statutin e partisë Demokratike dhe se askush nuk do ta ndalonte këtë gjë.

Reagimi i Plotë nga ish-kryeministri, Sali Berisha: 

Njoftim shtypi!

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb



2 Comments

  1. Keshtu ju pafsha o qelbesira. Shani njeri tjetrin nxirrni thikat dhe qellohuni.
    Hapni petet e lakrorit dhe tregoni poshtersit qe keni ber.
    Me ne fund erdhi dhe dita qe te poshteroheni nga njeri tjetri.
    Ky eshte fundi qe meritoni.
    Vazhdoni
    Vazhdoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *