• |
ide | kryesore

Botërori për klube kërkon ‘shtëpi’, kandidon Rio me polemika: “Duket sikur duan ta organizojnë në Azi”

-Instant, Sport



Qyteti i Rio de Janeiro dëshiron të organizojë Kupën e Botës për Klube 2021, pas tërheqjes së Japonisë që duhej ta mirëpriste në dhjetor. Kjo u njoftua nga kryetari i metropolit brazilian, Eduardo Paes. “Ne po punojmë për këtë. Është shpresa e Rio-s, duke qenë se Japonia ka hequr dorë do të ishte shumë interesante për ta pritur”, deklaroi ai në kanalet e tij sociale.

Kryebashkiaku tha se administrata e tij tashmë kishte kontaktuar me Federatën e Futbollit Brazilian dhe “drejtuesit e tjerë” në mënyrë që Rio të mirëpresë këtë garë. “Ka kontakte me FIFA-n. Nuk është e lehtë sepse duket se ka vullnet për të organizuar këtë garë në Azi”, shtoi ai.

Japonia ka hequr dorë nga zhvillimi i Kupës së Botës për Klube 2021 më 9 shtator, për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë. FIFA ende nuk ka marrë një vendim dhe nuk përjashtohet mundësia që turneu të shtyhet për në vitin 2022. Rio e kishte organizuar tashmë ngjarjen në vitin 2000, kur triumfoi Corinthians i San Paolos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *