• |
ide | kryesore

Dënimi me 2 vjet burg, SPAK kërkesë Policisë së Shtetit për arrestimin e Adriatik Llallës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka bërë kërkesë Policisë së Shtetit që të arrestojë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Kërkesa e SPAK vjen vetëm pak orë, pasi Gjykata e Apelit dhe vendimin e formës së prerë për ta dënuar ish-kryeprokurorin me dy vite burg.

“Bazuar në faktin se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhërin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Llalla u shpall fajtor dhe u denua me dy vite burg për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu, ish-kryeprokurorit i eshte hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Njoftimi i SPAK

Mbi përfundimin e gjykimit ndaj të pandehurit Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.24, datë 22.09.2021 vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.40, datë 20.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40, datë 20.05.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të pandehurit Adriatik Llalla për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, 3 (tre) herë, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Adriatik Llalla për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara ku përfshihen:

Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsejt 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.

Konfiskohen dhe kalohen në favor të shtetit.

Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhërin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij.



3 Comments

  1. Po Bamir Topi qe e promovoi i pari Tikun duke e propuzuar per kryetar te ILDKP pse nuk ndihet, apo fajin e ka Saliu.

    1. A e lexon njeri per ca eshte denuar? As korrupsion as shperdorim detyre. Por nje veper penale e shpikur ne 2018. Tipa si Llalla jo 2 por 200 vjet duhen ne burg. Por keshtu si po vete, mjere ai qe ska krahe dhe flet kundra amerikes apo rames. Te keqen e Enverit, e kishte ligja e te denonte ligja. Tani ligja se ka po guxo e shake Kimin….

  2. O shoku Poli kush ka sy dhe di dy fjale lexim eshte ne gjendje ta kuptoje per cfare eshte denuar. Nuk eshte veper penale e shpikur ne 2018, por eshte e mirepercaktuar qe ne vitin 2003 me Ligjin “Per deklarimin e pasurive…… “. Fshehja ose mosdeklarimi i pasurive nga zyrtaret te cilet i nenshtrohen ketij ligji perben veper penale. Po nuk ke faj ti o njeri se ne shqiptaret jemi mesu ta quajme dike hajdut vetem kur ka vjedh gjithe magazinen dhe me keq akoma kur eshte zyrtar quhet hajdut vetem pasi ka vjedhur ne mes dites dhe brenda dites gjysmen e shqiperise. Ne gjermani iku per dy ore nje zyrtar i larte pse nuk kishte deklaruar diferencen prej 350 euro ( nga 130 qe i kishte caktuar shteti) te qendrimit ne nje hotel. Shqiperine vetem po e bene, se me njerez si ty do rrime gjithmone ke Lana tu gjujt peshk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *