• |
ide | kryesore

Dita e tretë e protestës, serbët mbajnë të bllokuar kufirin e Jarinjës dhe Bërnjakut

-Instant, Lajme, Të fundit

Protestuesit serbë vazhdojnë të mbajnë të bllokuar për të tretën ditë rresh pikën kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut. Ata kundërshtojnë reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, ashtu si në Serbi nuk njihen targat e Kosovës. Ndërkohë, për të mundësuar lëvizjen e lirë, qytetarëve iu është kërkuar të shfrytëzojnë pikat e tjera doganore.


Nga e hëna, makinat me targa të Serbisë duhet të pajisen me targa të përkohshme  për të hyrë në Kosovë. Disa prej shtetasve kanë rënë dakord dhe kanë marrë targat provizore, ndërsa të tjerë janë të vendosur të vazhdojnë bllokadën në kufi. Autoritetet në Beograd reaguan me zemërim ndaj kësaj situate që Aleksandar Vuçiç e cilësoi si “një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë”.


Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendimi për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve me Serbinë është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

3 Comments

  1. Bravo Kosova !
    Po per traun ketej a do u vini nje tra vetem per makinat e pushtetareve tane hajdute dhe nje dere per zamirin dhe kastrati e kompani se jane futur dhe ne ekonomine tuaj e do ju brejne si miu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu