• |
ide | kryesore

Dita pa makina në Tiranë/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga ora 8 e mëngjesit deri në 14:00

Arkiva



Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kështu, janë marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet:

-Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

-Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”.

-Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

-Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme: Rruga “Xhorxh Bush”-Rruga-Barikadave”, Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja-Porcelan-Qendër-do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *