• |
ide | kryesore

E përplas Ferrarin e bën copë: Arthur i dëmtuar për Juventus, bën edhe aksident

-Instant, Sport



Një kapitull i ri i pakëndshëm dhe për të ardhur keq në aventurën e Arthur Melos te Juventus. Mesfushori brazilian, i cili ka qenë i ndaluar prej ca kohësh për shkak të dëmtimit, është përfshirë në një aksident me makinë, ndërsa po ngiste Ferrarin e tij. Arthur, i pritur në J-Medical pikërisht për një kontroll në këmbë pas operacionit në muajt e fundit, ishte viktimë e incidentit, duke qenë se ai nuk ishte përgjegjës për përplasjen dhe nuk pati asnjë pasojë.

Rikuperimi i Arthur, siç u konfirmua nga Allegri në konferencën për shtyp para Spezia-Juventus, po ecën pa probleme, aq sa braziliani duhet të jetë përsëri në dispozicion pas pushimit për shkak të impenjimeve të kombëtareve në muajin tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *