• |
ide | kryesore

Fansat dyshojnë se mes Ben Affleck dhe JLo ka një krizë në mardhënie

-Instant, Paparazzi, Slider



Teksa dukeshin se po e shijonin në maksimum romancën e tyre, lart e poshtë po thuhet që marrëdhënia e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka pasur një krisje.
Në një vëzhgim në “Instagram” është vënë re se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social. Ky veprim i tyre ka nxitur menjëherë dyshimet se J.Lo dhe Ben Affleck mund të kenë ndëprerë kontaktet mes tyre.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse ka një krizë në marrëdhënien e tyre apo fshihet diçka tjetër pas kësaj.

Ndërkohë, vetëm para pak ditësh Ben ka folur publikisht për J.Lo-në ku dhe ka shprehur gjithë mirënjohjen dhe dashurinë e tij.
“Unë jam i mahnitur nga ndikimi i Jennifer në botë. Më së shumti, si artist, unë mund të bëj filma që ndikojnë te disa njerëz. Jennifer ka frymëzuar një grup masiv njerëzish që ndiejnë se i përkasin këtij vendi. Ky është një efekt që pak njerëz kanë pasur gjatë historisë, disa nuk do t’i njoh kurrë ndërsa një (prej tyre) mund ta kem pranë dhe ta admiroj me respekt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *