Policia u largua duarbosh nga shtëpia e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Forcat e rendit mësynë në banesën e tij pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme që e dënoi Llallën me 2 vite burg.
Uniformat blu kanë kontrolluar shtëpinë e tij në Tiranë, por nuk kanë gjetur gjë. Llalla u dënua me një vendim të formës së prerë me 24 muaj heqje lirie, konfiskim pasurie dhe moslejim të ushtrimit të detyrës zyrtare për 5 vite.
Ai u akuzua për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë. Mediat raportojnë se ish-kryeprokurori ka ikur nga Shqipëria me destinacion Turqinë. Për të pritet të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar. ©LAPSI.al
Kane shkuar naten sa per show qe ti vleje fantomasit per te opinioni. Sa mire qe ka 1 vit qe nuk e hap me tv se vetem per te manipuluar e kane mendjen te gjitha pushtetet.
MIRËMËNGJES.
MIRËMBRËMA.
ÇA BONE TIKU ?
DOLE SIÇ E DIJA ME DUART E PASTRA.
E patë të gjithë ça mësymje të papritme që i bona.
Kushedi sa eshte merzit Kimetja