• |
ide | kryesore

Historia/ Pse e dënuan Llallën, ish-kryeprokurorin antiamerikan

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dënimi me burg për Adriatik Llallën, ish-Prokuror i Përgjithshëm nga viti 2012 deri në 2017 ishte paralajmëruar me kohë nga ambasadori amerikan Donald Lu. Kur Llalla u tërhoq nga sistemi i drejtësisë për të mos kaluar në veting, Donald Lu paralajmëroi ndjekjen penale për të nëpërmjet një reagimi publik“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vetting-u, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e pashmangshme penale” shkruajti Donald Lu, të cilit iu përgjigj menjëherë prokuroria duke nisur hetimet për Llallën.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi Llallës dhe familjes së tij të drejtën për të udhëtuar drejt SHBA-ve dhe fill pas kësaj, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet ndaj tij për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

SPAK i sekuestroi Llallës një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke, gjithsej 22 mijë metra katrorë në periferi të Tiranës. Llalla dështoi ta mbronte pasurinë e tij në gjykatë, ndërsa përplasja mes tij dhe ambasadorit amerikan Donald Lu pati dy arsyetime të ndryshme.

Përplasja për reformën në drejtësi

Historia e përplasjes mes Llallës dhe ambasadës amerikane nisi kur ai u etiketua si një prej kundërshtarëve të reformës në drejtësi.

Në shkurt të vitit 2017, ambasadori amerikan Donald Lu tha se kryeprokurori Adriatik Llalla ka shkelur kushtetutën e re, pasi në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dërgoi për short vetëm tre kandidatë për tre poste, duke paracaktuar fituesit.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës. Populli shqiptar duhet t’i tregojë këtyre njerëzve të fuqishëm që po i vëzhgon. Partnerët ndërkombëtarë do mbështesin përpjekjet e tyre”, shtoi ambasadori.

Lexo edhe: Profil/ Llalla, kryeprokurori antiamerikan

Lexo edhe: Lubonja: Akuzat e SHBA për Llallën “mbajnë erë” dhe janë turp për ne të gjithë

Lexo edhe: Banorët e Marinzës peticion Bankersit: Nëse nuk përmbushni këto kërkesa, na shpërngulni

Adriatik Llalla nuk heshti por u përgjigj flakë për flakë, duke e cilësuar fjalën e Lu si “sulm të hapur, të paprecedentë dhe jo-diplomatik”.

Prokuroria e Përgjithshme e akuzoi ambasadorin Lu se po ushtronte shantazh ndaj institucionit për mbyllje hetimesh, përmes vendimit për heqjen e vizave ndaj disa prokurorëve. Ajo hodhi poshtë akuzat se po pengon reformën për drejtësi, por shtoi se Kushtetuta e Shqipërisë ka shumë paqartësi, “të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm”.

“Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet,” thuhej në deklaratën e prokurorisë.

Thellohet përplasja mes Donald Lu dhe Adriatik Llallës

Prapaskenat e ndërhyrjes së ambasadorit për kompaninë Bankers

Kërkimet e Bankers për naftë shkaktuan dëme të konsiderueshme në shtëpitë e banorëve të Marinzës në vitin 2015. Prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe asokohe mori në pyetje edhe administratorin e Bankers, ndërsa banorët kërkonin dëmshpërblime dhe investime për zonën.

Por siç tregoi Adriatik Llalla më vonë, ambasadori Donald Lu, bashkë me një përfaqësues të kompanisë kanadeze u shfaq nëj ditë në zyrën e tij, për të kërkuar mbylljen e hetimeve.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Lalla tregoi se reforma në drejtësi ishte një pretekst për sulmet e Donald Lu. Konflikti sipas Llallës ishte personal, pasi Lu i kishte kërkuar që të mbylleshin hetimet për çështjen e Bankers Petroleum pas shpërthimit në zonën e Fierit. Këtë ndërhyrje Prokuroria e Përgjithshme e detajoi më vonë në një reagim të fortë për veprimet e ambasadorit.

“Gjithashtu, Ambasadori Lu, në më shumë se njëherë, ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të mos vijuar hetimet ndaj disa kompanive, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se kanë shkelur ligjet shqiptare. Rasti më flagrant, i cili është i dokumentuar me shkresë zyrtare, i bere publik edhe ne media, i referohet ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, në hetimin që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”. Kjo kompani akuzohej nga mediat dhe banorët e zonës ku ushtron aktivitetin se u kishte sjellë dëme të pariparueshme në pasuritë dhe shëndetin e tyre. Për këtë rast, Ambasadori Lu ka kërkuar, në kundërshtim me çdo lloj komunikimi diplomatik dhe ligjor, që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin në mënyrë të drejtëpërdrejtë Prokurorin e Përgjithshëm”, thuhej në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme që i përgjigjej sulmeve të Donald Lusë.

Lexo edhe: Llalla: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës (Dokumentat e Kongresit Amerikan)

Në intervistën në Opinion Llalla konfirmoi se Lu i kishte kërkuar arrestimin e një zyrtari të lartë, por pa e nxjerrë emrin e tij.

Këtë e bëri në një letër që ish-kryeprokurori i dërgoi Senatit Amerikan në 2017-ën ku shkruante se në maj të 2015-ën, Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Pas publikimit në Lapsi.al të kësaj letre reagoi Lu që tha se kjo ishte një gënjeshtër dhe se Llalla ishte një zyrtar i korruptuar.

Si për të treguar se gjithçka ishte “OK”, Lu shkoi një ditë më pas edhe në zyrën e Presidentit Meta në një takim jashtë axhendës ku mendohet se letra e Llallës ishte në fokus të bisedës. Publikisht u fol për një takim “miqësor” dhe në “frymë pozitiviteti”.

Burime nga policia: Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit, destinacioni i parë Turqia

Kërkesa për arrestimin e Berishës dhe Metës nga ambasada amerikane

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rrëfyer në maj të këtij viti, se si ambasadorët e BE dhe SHBA i kërkuan të arrestonte Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Në intervistën për Syri Tv, Llalla tha se ishte ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin që i kërkoi në zyrë që të vinte në pranga Berishën “në mënyrë që vendi të hynte në BE” ndërsa ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu i kishte bërë të njëjtën kërkesë për Metën.

“Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohen, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla” tha ish-prokurori i përgjithshëm, i cili pas kësaj kërkese kishte njoftuar presidentin Nishani.

Nga të gjitha këto, kuptohet lehtësisht se qëndrimet e ish prokurorit të përgjithshëm kanë qenë shpeshherë të kundërta me ato të ambasadës amerikane, ndaj edhe sot është e qartë se Llalla nuk është dënuar për asnjë luftë kundër korrupsionit, por më tepër për përballjen e drejtpërdrejtë me ambasadorin amerikan Donald Lu, të cilën as njëri as tjetri nuk e kanë fshehur ndonjëherë./ Lapsi.al

 

 

 

 



45 Comments

  1. Fjalen “antiamerikan” mendoj se duhet ta kishit futur ne thonjeza, sepse te jesh kunder 2 zyrtareve te nje shteti suprem si SHBA, jo detyrimisht mund te etiketohesh “antiamerikan”.
    “Antisorrosian” apo “antiambasadorian”……. mbase.
    Nese duhet pastaj te besojme se SHBA po punon fort per kete shtet sic beri me Afganistanin psh., rezultatet do te na duhet t’i shohim ne nje kontekst rreth 20-vjecar, sic ndodhi me “Afganistanin vëlla”

    1. Sepse i preku ameriqenet atje ku nuk mban
      tek nafta edhe gazi shqiptar qe kane 30 vjet qe vjedhin edhe spaguajne asnje lek
      Ashtu sic vjedhin edhe tek energjia elektrike qe na e shesin nga bosnja po qe ne fakt e marrin ne serbi
      etj etj etj

    2. Edhe kesa rradhe Edi Rama u takua me Erdogani per të ndertuare prape xhami Turke dhe shkolla turke politikanet tana done me e poshtrue kombin Shqiptare komplet duke e vjellure dhe duke e bër lindje prandaja ka vrase çdo dite po të thuashe e si do mose grate dhe femrat vriten çdo dite per shkakte të mentalitet Otomane Turke talibane komunist Edi Rama veq po e forcone ket mentalitet të mallkume Turke… poshte Edi Rama Sali Berisha ilir hajduti Lulzim Basha e të gjith politikanet hajduta dhe ne mentalitet Otomane Turke talibane komunist… rrofte Shqiprija rrofte Amerika ????????

      1. Kot me te pyet, pse thu rrofte Amerika, cfar te mire kemi pas keto 30 vitet e fundit ne si shtet nga Amerika. Na ka dhene ndonje donacion, na ka dhene ndonje ndihme, car na ka dhene?
        Apo se ka mbeshtet gjithmone qeverine sado e qelbur te ket qene ajo, apo se na ka vjedh Miliarda $ Nafte dhe nuk ka paguar asnje qindake taksa?
        Gjate ketyre viteve te fundit Rusia i ka dhene Serbise rreth 1 Miliard $ ndima ushtarake, Tanqe, Avione etj… nderkohe qe Amerika ne na ka dhene nje mut te madh.

  2. Qe ti bijme shkurt, Lapsi.al eshte ne teresine e tij nje media anti-amerikane. Gazetaret e lapsit.al, shkrimet ne kete portal jane eskluzivisht anti-amerikane dhe ne mbrojtje te atyre qe Shqiptaret i njohin si te korruptuarit e ketij vendi (Berisha, Lalla etj).

    1. vetëm keta janë

      dvorani grsmoz ruçi sajmir tahiri lu peshkatari etj janë të dlirë si vesa e mëngjesit.

    2. Po pse mo ca eshte Amerika qe nuk u dashka dal kundra saj, Zoti?
      Fytyren e vet te vertete Amerika e ka treguar ne Afganistan, si dhe ne Ukrahine me ngjarjet qe i ndodhen cunit te presidentit Biden atje.
      Llalla nuk eshte denuar per korrupsion, por per mosbindje ndaj hajduteve Amerikane, te cilet sipas llogarive minimalisht i kane zhvat ketij vendi vetem nga nafta mbi 2 Miliard $ dhe nuk kane pagu asnje lek taksa. Llalla ka nis hetimet per Bankersin dhe eshte penalizuar.
      Une nuk mendoj se Llalla eshte i ndershem, i pa korruptuar, por nje drejtesi selektive eshte shume me e keqe se sa pa drejtesi fare.

  3. Shokuese. Kur shikon cfare maskarade ben propoganda. Dhe ne krye te tyre nje zyrtare e huaj. Tronditese dhe rrenqethese. Vecanerisht te genjyerit. Zyrtari me i larte??? Disa vite me pare nje antare e gjykates se larte u denua, me tehu, nje minister i brendshem qe per hir te vertetes u denua ne raport me detyren e tij si minister i kabinetit. Asnje prej tyre nuk e ploteson kriterin “peshk”. Vetem ky viktima Llalla, nje turp me boje. Ky as eshte denuar ne lidhje me detyren apo per shkak te saj. Ne kohen kur e hetuan, ishte ne shpi. Po ka dhe ai nje faj, guxoi dhe foli si trap qe ambasadori amerika Lu i bente presion. Dhe conte gruan per te pjellw ne Amerike. Tamam PESHK. Kjo qenka vepra penale qe duhet te shtohet ne kod-neni 54/21, antiamerikanizmi. Po si nuk del nje jurist te flase. Pu pu pu ne cfare derexheje ka vajtur shoqeria jone. Krejt otomanizem.

    1. fiks sic e do rama, karagjoze, e dobët , e prekshme, injorante e pisët , super e varfër

      fukarallëk maskarallëk

  4. O daku ,ShBA shkaterroi perandorine e bashkimit sovjetik qe ishte realisht antiamerikone ,ju thoni dhalli edhe kosi nga fshatrat shqiptare jane antiamerikon .Nuk pjerdh SHBA per katunarine ballkanase ,aq sa pordhi europa per hagji qomilin.

    1. O injorant, Komunizmin nuk e shkatëroiAmerika, u vetëshkatërua se i tillë është sistemi ekonomik komunist:vetasgjësues, por ti si i arsimuar nga partia dhe mediat kaq di.

      1. Or kokeloqe katundi 20.03 ,me sa duket qenke nga ata te djathtet me gjak blu qe krijoi saliu me ish komuniste rurale.Midis dy sistemeve qe luftuan ishte sistemi amerikan qe fitoi dhe ja nguli sistemit sovjetik.

        1. Po Po të kuptoj, dukesh nga fjalori, gjuha dhe termat që përdor që je qytetar prej 7 brezash, ndryshe nga unë vetëm prej 2 brezash.

    2. analfabeti i rradhës, lexon por nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të kuptuar

      ça i ke bo ktij vendi edi rama!

  5. Nuk e kuptoj protagonizmin e tejskajshem te kesaj zonje! Cfare kujton kjo se po ben drejtesi me keto vendime selektive? Per t’u hedh hi syve shqiptareve?

  6. Lu nderhyu ndersa kjo e reja e komandon, urdheron, emeron dhe shkarkon cdo gjyqtar e prokuror pa u dridhur syri. Nga shiu ne bresher ose nga mut u be akoma me mut.

  7. Kshu si po shkojne punet do dali ndonje dite dhe Enver Hoxha proamerikan dhe ata qe vuajten neper burgje antiamerikar. Bolle meketo teori se u ka dale boja

  8. Per copen e injorantit me lart qe foli per Bashkimin Sovjetik….

    Po te mos ishte injorant dhe fshatar 24 karatsh, do dije se revolucioni bolshevik ne 1917 ne rusi u financua nga wall street, qe atehere dhe sot kontrollohet prej cifuteve.

    Ashtu si edhe amerika dhe cdo entiteti i saj kontrollohet prej cifuteve.

    Ashtu si edhe Marksi dhe bteorite e tij ishin cifute.

    Llalla nje fshatr i korruptuar ishte, por ama arsyej e vetme pse i doli kunder amerika eshte sepse nuk pranoi te ndalonte hetimin per skandalin e Bankers qe vjedh naften tone.

    Kur te kutpjne shqiptaret qe kanceri i vertete keto 30 vite ka ardhur nga skutat e thella ne Washington, do jete shume vone,

  9. Edhe nje gje tjeter desha me thene.

    Cfare eshte kjo inteligjence e ulet, qe nuk duhet kurrsesi me dal kunder Amerikes.

    Une e kuptoj qe shume shqiptareve me dije dhe inteligjence mesatare ju eshte bere lavazh truri ne lidhje me Ameriken, por nje pyetje e thjeshte eshte qe cfare eshte Amerika???

    Asgje tjeter pervecse nje vend multi etnish dhe multi rracash qe kontrollohet nga nje klike nderkombetare bankieresh dhe biznesmenesh, shumica cifute qe kontrollojne median, rrjetet sociale, bankat, rezerven federale, dhe promovojne pornon, homoseksualitetin, degjenrimin seksual, divorcet, emigracionin masiv, perzjerien rraciale etj etj.

    Eshte nje entietet demoniak globalist qe futi rrenje keq ne Shqiperi qe ne 1991.

    Edhe BE dhe ne teresi perendimi eshte e njejta gje, te njejtat klika kontrollojne cdo gje, prandaj edhe populltate europiane jane te degjenruara dhe po zevendesohen demografikisht.

    Vertet Amerika krijoi Kosoven, por shkaterroi Shqiperine dhe strukturat e saj ne 1991 dhe ka 30 vite qe promovon llum ne krye. Edhe Kosova eshte nje shtet qesharak qe nuk bashkohet dot me Shqiperine, vetem gjysem i pavarur.

    Edhe Berisha ka qene zar i Amerikaneve, sot eshte bere kok turku deri diku.

    Llalla nuk do ishte kapur fare nga gjykata nese nuk do kishte dal kunder Bankers.

    Nuk ka zgjidhje per ekzistecen dhe sovranitetin e shqiptareve nese nuk clriohet nga zinxhiret e cifuterise nderkombetare ( Amerike + Bruksel+ Londer).

    Ata promovojne cdo lloj llumi ne shqipri dhe me pas shqiptaret lolo shajne njeri tjetrin per gjendjen ku jane.

    1. Mirë mo shoku Arjan ta quajmë të vërtetë gjithçka ke shkruar. Në fund të fundit shtetet e reja ndërtohen sipas modeleve të shteteve më të vjetra, psh Ismail Qemali sipas modelit turk, Zogu e ktheu nga perëndimi, Enveri nga jugosllavia, BS dhe Kina, Sali Berisha prapë nga Perëndimi se ai mbahet si modeli më i mirë.

      Nqs ti di ndonjë model më të mirë se Perëndimi mos e mbaj fshehur, thuaje

        1. Saliu të hoqi vizat or komunist muti, të futi edhe në NATO, antarësimi në konferencën islamike ka ndodhur rreth viteve 94-95, antarësimi në NATO në 2009, tregon se hyrja në konferencën islamike nuk shkaktoi probleme me USA dhe Perëndimin.

  10. Pas reformes se suksesshme ne Shqiperi,zoti LuuuuuuLu do te shkoje ne Afganistan per te bere èche atje te njejten reforme me Talibanet. Per eksperiencen e jashtezakoneshme ne fushen e drejtesise si Anglo-saksion i mbaruar bashke me Luluuuu do te jete Taku Ngjela.

  11. Shi shi shi

    Peshkatar Lu-se i qeka shkep rrjeta dhe i paska hik ene i vetmi peshk….

    Sa qeka merzit Spiropalja,
    se vetem peshq do

  12. Rrofte vellazerimi kinezo amerikan rrofte piperi i zi
    Rrofshin talebanet rrofte kapitalizmi rrofte komunizmi proletar rrofshi ju rrofsha une. Qelbistani bahce me mut.

  13. O Lapsi, problemi eshte a ka vjedhur apo jo Llalla, dhe jo ku e ka inatin me te Amerika apo kushdo qofte tjeter .
    Llalla eshte hajdut, i korruptuar , ka shfrytezuar postin duke marre miliona leke rrushfet ne dem te drejtesise duke favorizuar keqberes e kriminele.
    Çfare doni ju me shume?
    Ku i gjeti parate per vilat, tokat ne mijra e mijra metra katrore Tiku katunari pabreks?
    T’ju vije turp qe me ane te shkrimeve tuaja kerkoni te mbroni kryeprokurorin hajdut dhe ta spostoni vemendjen prej ketij maskarai e te gjeni sebebet pse amerikanet kane inat Llallen.
    Çeshtja eshte e thjeshte dhe e qarte.
    Ka shperdoruar detyren Llalla duke vjedhur miliona Euro pasuri?
    Po, dhe kete e sheh dhe qorri e kupton edhe bufi.
    Atehere ky njeri duhet denuar dhe nqs denohet ky eshte nje hap perpara drejt funksionimit te ligjit njelloj per te gjithe ne Shqiperi ku tash 30 vjet prokuroret si Llalla, politikanet e pushtetaret si Berisha, Meta, Rama,Nano, Basha, Koka, Ahmeti, Tahiri, Qosja e tj etjere Jane pasuruar ne menyre marramendese pa pjerdh fare per ligjin.
    Fakti qe ju merrni ne mbrojtje Llallen eshte skandaloz dhe le vend per dyshime .

    1. o idiot llala nuk është më prokuror, Ti si kokë trashë që je mendon se dënimi i LLallës do ti japë fund Korupsionit.

      Po të kishe nja 2 klasë shkollë më shumë duhet ta kuptosh se nqs LLalla qenka kaq i rezikshëm, a me 2 vjet duhet të dënohet?

      Llalla po dënohet se ngriti akuza kundër donald kinezit, që mbronte me të padrejtë hetimet kundër bankers ku soorra kishte interesate tij.

      E dyta Dalja në skenë e Berishës dhe mbështetja popullore që ka i ka trembur dhe përshpejtuan vendimin për ti bërë presion Berishës

        1. O idiot i vërtetë, unë vërtet të shaj, por të jap edhe ndonjë argument për të vërtetuar se e meriton sharjen, ndërsa ti duke sharë dhe pa argumentuar asgjë vërteton se je idiot.

  14. Nuk ishte antiamerikan, ishte i korruptuar dhe i vën në atë detyrë për të mbrojtur gjithë mafien politike dhe jopolitike. Prandaj për amerikanët ai u bë shënjestra numër 1, se pa hequr atë nga dejtimi, nuk mund të shpresoje të ndiqej kush penalisht në Shqipëri. Dhe prandaj për tu hequr ai u shkel Kushtetuta, dhe kryeprokurorja provizore u zgjodh me shumicë të thjeshtë, jo me shumicë të cilësuar siç e parashikon Kushtetuta. Llalla ishte po aq antiamerikan saç ka qenë antiamerikan Escobari apo Chapo

    1. O idiot, hoqën atë e vendosën duke shkelur ligjin prokuroren e përkohshme Arta Markun, që vendosi prokurore të krimeve të rënda donika prelën që kishte liruar lul berishën etj në Durrës dhe që i kishin vjedhur dosjet në prokurorinë e Durrësit.

      Këto janë faktet për mbrojtjen e mafies politike.

  15. Jeni mledh i tufe komunistesh ketu!

    Dhe lapsi si zeri i popullit!!

    Fajin e ka Amerika ( jo populli po borgjezet qe e drejtojne)!

    Sala, Llalla e te tjere, te paster qelibar, qe gdhihen e ngrysen me shpetimin e kombit e te njerezimit ne mendje, jane denuar nga amerika prej heroizmit te tyre!

    C’tufe gomeresh (pervecse komunistesh)

  16. Sali Berisha ka nxjerr shpatën dhe Lulzim Basha mburojën, partia është ndarë mes të dyve, dhe ithtaret e Sali Berishës, të cilët janë më shumë në shtyp se sa në parti, po mbrojnë tezën se Sali Berisha duhet përdorur sa të heqë Lulzim Bashën dhe të vendosë një kryetar tjetër.Shpellkare e cecene ne mbrojtje te llalles se salihut e likes,nuk flasin salihu e likja por kane leshuar nje kategori cakallesh e skifter dhe po shajne ameriken,rrace me e ndyre shpellkaresh nuk i gjen ne bote por vetem ne shpellat e vicidolit dhe skraparit,prisni rrallen o enverista të salih saliban berisha

  17. Përveç takimit që tashmë është bërë publik, ai i vitit 2008 kur Berisha ishte Kryeministër dhe në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare thuhet se “Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht”, fotoja e publikuar sot vërteton të paktën edhe një tjetër takim Berisha-Soros.

  18. Nëse Berisha arrin ta rrëzojë Bashën, nuk ka dyshim që kryetari i radhës do jetë një tjetër zar i tij, në mos ai vetë. Ama, kjo nuk do të thotë që dilema, me të cilën përballet PD-ja, është midis Berishës dhe Bashës. Ky i fundit është produkt i Berishës si në formë, edhe në përmbajtje. Ai është vendosur dhe ka qëndruar në krye të PD-së me bekimin dhe metodat e doktorit. Madje, Basha ende nuk është distancuar politikisht prej Berishës.

  19. Ky masakrim që po i bëhet Llallës është thjesht hakmarrje politike e ideuar nga rr. Elbasanit me veglat e tyre ne pushtet. Te mendosh ndryshe është naivitet.

  20. Po ca të bënte llalla i shkretë
    Kur që në krye të ildkp ka pa tmerre me sy
    Pasuri marramendëse të këtyre politikejve
    Tha të marr edhe unë nja dy gjëra
    Po e krujti me huçken e kalbur.
    @ Arjan bravo je mendje e zgjuar nga verilindja

  21. Me “zemërgjerësinë” kapos së kupolës, iu jep kohë për reflektim. Iu kujton se PD ka qenë, është dhe do të jetë e Sali Berishës. Kush ka provuar t’ia marrë, ka thyer qafën. Nëse nuk ka reflektim, do të plasij gjylja e madhe e Plakut Mere! Dhe at’here… o burra kush të mund të shpëtojë, si i thonë: O gomari, o i zoti! Çudia më e madhe janë brohoritjet që auditori i rrudhur i foltores i jep atij. E dinë që Saliu tjetër thotë e tjetër mendon, i gënjen ditën për diell. Dhe prapë e brohorasin, e duartrokasin, e adhurojnë… O zot po i fale, shpëtoji nga “hipnoza”!O miri antiamerikani me i ri i salih salibanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *