• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Tirana mban pushim gjithë ekipin: Shehi në fushë me gjithë të rinjtë

-Instant, Sport



Tirana duhet të harrojë sa më shpejt barazimin me Egnatian në javën e dytë të kampionatit e mundësia nuk vonon, sepse në mesjavë mbërrin Kupa e Shqipërisë me transfertën e parë në Peqin kundër Shkumbinit. Nuk është në fakt kaq e thjeshtë, sepse tekniku i bardhebluve Orges Shehi duhet të mendojë edhe për të dielën, me transfertën e kampionatit kundër Kastriotit. Pikërisht kjo arsye, por edhe për ti dhënë minuta lojtarëve që nuk kanë patur mundësinë në dy ndeshjet e para të kampionatit, ka bërë që tekniku të vendosë për tu prezantuar në fushë, në Peqin, me linjat e dyta.

Kështu, në portë Lika do të ketë mundësinë të shlyejë gabimin pa dëme në ndeshjen hapëse kundër Skënderbeut, në fitoren 4-2, kur i lejoi korcarëve mundësinë të ngushtonin diferencën, ndërsa mbrojtja do të sillet rreth Behirachte. Qendërmbrojtësi pasi shënoi gol në ndeshjen e parë të sezonit si titular, ka mundësinë të udhëheqë tani prapavijën bardheblu me Zhivanaj, Përgjonin e Nuriun. Në mesfushë Hoti, e Kuka janë të sigurtë, ndërsa Totre e Limaj janë në garë për një fanellë titullari, në rolin që duhet ti japë suportin ofensivës së paprecedentë me Gjumsin, Beshiraj e një mes Xhixhës e Seferit, sa për ti dhënë eksperiencë një reparti tepër të rëndësishëm për të marrë fitoren e kualifikimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *