• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia udhëton pa 8 titullarë: Brdaric mendon vetëm për Partizanin

-Instant, Sport



Kupa është e rëndësishme, por në këtë moment, kampionati është edhe më shumë. Në fundjavë, Vllaznia do të përballet me Partizanin dhe e gjithë vëmendja është në një ndeshje shumë të rëndësishme, me mundësinë për tu distancuar edhe më shumë nga një kundërshtar direkt. Kështu, të mërkurën në raundin e 1/16 të Kupës së Shqipërisë stafi teknik i kuqebluve ka vendosur që tetë titullarë të mos udhëtojnë fare me ekipin dhe të vazhdojnë stërvitjen në Shkodër në funksion të super ndeshjes së kampionatit me të kuqtë.

E kuptueshme që Brdaric kërkon të ruajë të freskët lojtarët dhe ti japë mundësinë lojtarëve të rinj të shprehen. Kundër Labërisë hapësira për formacionin e dytë të kuqebluve e madje edhe ndonjë lojtar të spikatur që do të thërritet nga Akademia. Diagne e Kaina, por edhe ata si Kalaja, Smajli, Qarri e Sadrijaj do të zbresin në fushë në transfertën e Kupës, ku është edhe një mundësi e artë për Cobën për tu evidentuar. Sulmuesi i ri, që ka bërë mirë sa herë është thirrur në cështje, ka mundësinë tani ta vendosë nën presion për një vend në formacion teknikun gjerman.

Natyrisht Brdaric do të donte që të kishte këtë lloj vështirësie dhe pret nga ndeshja e Kupës një përgjigje nga të gjithë lojtarët që do të zbresin në fushë, se janë të gjithë të përfshirë për një objektiv të vetëm dhe se mund ti besojë pa frikë pankinës sa herë të jetë e nevojshme. Kuqeblutë kanë zhvilluar dy seanca stërvitore para ndeshjes së Kupës, palestër e fushë, pikërishtpër të qenë gati për ndeshjen kundër Labërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *