• |
ide | kryesore

Kush janë disa nga konkurentët që do ti bashkohen Big Brother Vip

-Instant, Paparazzi, Slider
Shkenca e Big Brother



“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije më herët se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”.
Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës, Sheila Haxhiraj, Ema Andrea dhe Albërije Hadërgjonaj.

Ndërkohë që asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht për “Big Brother VIP”, së fundmi burime për “Vip magazine.al” kanë bërë të ditur se aktorja e dashur shqiptare, Arjola Demiri do të jetë pjesë e këtij formati.

Po ashtu, edhe ish- konkurrenti i “Big Brother”, Meridian Ramçaj ka nxitur dyshimet se do të jetë pjesë e këtij “reality show”.
Ditën e djeshme ai publikoi në “InstaStory” një foto ku dukej “syri” i “BB”, por më pas zgjodhi ta fshinte dhe ta zëvendësonte me imazhe nga “Top Channel”.

Gjithashtu po përflitet se një ndër konkurrentet e këtij “reality show” do të jetë edhe koreografja e njohur, Riselda Sejdija.
Me siguri na presin shumë surpriza, të cilat mbeten për t’u zbuluar në ditët në vazhdim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *