• |
ide | kryesore

Lady Gaga mund të jetë këngëtarja që do të performoj në hapjen e botërorit

-Instant, Paparazzi, Slider



Lady Gaga mund të performojë në botërorin e futbollit, finalet e të cilit do të zhvillohen vitin ardhshëm në Katar. Stadiumi “Lusail” në Doha ka 80.000 vende dhe do të presë finalen e Kupës së Botës.

Krahas mundësisë për të parë muzikantë elitarë, fansat do të jenë në gjendje të eksplorojnë edhe një port të ri, që do të jetë shtëpia e dy anijeve turistike, të cilat do të jenë në gjendje të strehojnë rreth 6.000 tifozë futbolli.

Lady Gaga është një nga katër këngëtaret e profilit të lartë, me të cilat Doha është në bisedime.
Sipas “The Times”, Katari dëshiron t’i përshëndesë tifozët nga e gjithë bota me “stil perëndimor”. Dhe kjo përfshin sigurimin e emrave të mëdhenj muzikorë si Lady Gaga, Abba, Andrea Bocelli dhe Aerosmith.

Këngëtarët dhe muzikantët, të gjithë kanë kontrata me kompaninë e famshme “Universal”, e cila kanë një partneritet me FIFA-n.

Kujtojmë se Lady Gaga është një nga emrat më të përfolur të botës së muzikës në mbarë botën dhe çdo gjë që ka lidhje me të ka interes të madh. Në daljet publike, ajo befason me dukjen e saj dhe jo vetëm.
Ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendjen për stilin e saj kontravers dhe këngët e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *