• |
ide | kryesore

Llalla në kërkim nga policia/ Gruaja: Nuk e di ku ndodhet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur tashmë operacioni i policisë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për arrestimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Ai nuk është gjendur në shtëpi dhe policia doli “duarbosh” prej aty. Në banesë ndodhej bashkëshortja e tij që u ka deklaruar vetëm një frazë forcave të rendit: “Nuk e di ku ndodhet Adriatik Llalla”.

Vendndodhja e tij nuk dihet, por mësohet se në 9 shtator ai është nisur drejt Italisë për t’u kuruar.
Avokati i tij, Sokol Hazizaj tha në emisionin Open se ka kohë që nuk ka komunikuar me klientin e tij. Avokati shtoi se Gjykata është njoftuar para një muaji për gjendjen shëndetësore të Llallës, që sipas avokatit është një gjendje e rëndë duke mos e cilësuar llojin e sëmundjes.

“Edhe vetë zoti Llalla dhe nëpërmjet meje kemi një muaj që kemi njoftuar gjykatën për gjendjen e rëndë shëndetësore.

Arsyeja pse ka qenë një periudhë të gjate kohore në shërbimin mjekësor, dhe së dyti po ritheksoj sa kohë Llalla i ka besuar respektivisht në mbrojtjen e tij ligjore një avokati nuk është i detyruar të vijë në ambientet e gjykimit.

Jam indiferent në raport se ku ndodhet i mbrojturi prej meje. Di që kemi paraqitur para gjykatës aktin procedurial të gjendjes shëndetësore. Kam kohë që nuk kam komunikuar me Llallën”, – tha avokati. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Kur ti sillte leket me thas ne shpi moj buce. Si i thoshe burrit. Erdhe o pasha.

  2. Aman nderroni kaseten , sajoni ndonje budallalik tjeter, se e bete bozë me kete ” ka probleme shendetesore” …per cdo rast e per cfo kend…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *