• |
ide | kryesore

LSI denoncon një pakt të mundshëm PS-PD për reformën në drejtësi

-Instant, Lajme, Të fundit

LSI ka reaguar fot ndaj një ideje të mundshme të një pakti PS PD lidhur me ndryshime kushtetuese për reformën në drejtësi duke e etiketuar “pakte të qelbura”, “ortakëri me krimin shtetëror të Ramës” që legjitimojnë kapjen përfundimtare të sistemit. Prej ditësh, nisur nga fakti se në publi po përflitet një zgjatje e re përtej afatit që i ka caktuar kushtetuta të organeve të vettingut, për LSI ky quhet një amoralitet i madh. Kjo dhe për faktin që shumë kohë më parë ky proces e ka humbur besimin e publikut sipas një anketimi të Fondacionit Soros (Faksimilja poshte).



Me anë të numrit 2 të saj Petrit Vasili LSI ka renditur të gjitha pikat ku një reformë e dështuar nuk mund të futet më në shina dhe prandaj ka ngritur zërin për të paralajmëruar ish aleatët e saj demokratë.  PD ditët e fundit ka lëshurr disa sinjale për përkrahjen e reformës në drejtësi dhe për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese. Pikërisht për këtë Vasili i ka kujtuar 16 dështimet më të mëdha të kësaj reforme (lexoi poshte).

©Lapsi.al

16 deshtimet e reformes:

1. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:

“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

2.Rezultatet e sondazhit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine flasin qarte:

Sondazhi provoi se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.

62.5% e qytetareve u shprehen se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine.

3.Nepotizmi politik rilindas ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.

4.Komisionet e Vetingut kane perbuzur jo pak here konstatimet shume serioze te perfaqesuesve te ONM duke shtuar edhe me shume mosbesimin ndaj vleresimeve te bera.

5. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

6. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.

Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

7. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.

8. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

9. SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të anëtarëve të tyre.

10. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

11. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

12. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

13. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike. Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

14. Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim te hapur me ligjin:

a. disa, që ONM i rrëzoi si të padenjë,

b. disa, që kishin qenë spiunë të sigurimit,

c. disa, që kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,

d. disa, që kishin bere evazion fiskal.

15. Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rëndë Kushtetutën e miratuar në 21-22 korrik 2016.

16. Gjykata Kushtetuese nuk ka marre nga Qeveria as financimin më të domosdoshëm për funksionimin e saj dhe ky është skandal tepër i rëndë.

Askush nuk u shmanget dot ketyre te vertetave shume te renda.

Asnje ortakeri dot nuk i jep dot legjitimitet kapjes se Drejtesise nga Rama dhe rilindja.

Çdo ortakeri vetem rendon ne menyre te pashprese fundin e paralajmeruar te kujtdo, qe punon kunder shqiptareve.

3 Comments

  1. Për të parë se sa poshtë ka rënë politika jonë mjafton të shohësh paradoksin kur LSI (ish forcë e majte) të ankohet për PD (forcë e djathtë) per pakt me PS (force e majte) !! Oh i q udhën!

    O nëne o nëne kë të qaj më par!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu