• |
ide | kryesore

“Messi maskonte gjithçka”: Koeman zbulon çfarë ka humbur Barcelona

-Instant, Sport



Lionel Messi në Barcelonë ka lënë një gropë të madhe që askush nuk po arrin ta kulmojë. Vuajtjet që po kalon skuadra e bashkë me të edhe tekniku Ronald Koeman lidhen pikërisht me faktin se Pleshti nuk është më aty për të shpëtuar situatën. Duke shpjeguar situatën e vështirë që Barcelona po përjeton, financiarisht e në rezultate, trajneri Ronald Koeman ka evidentuar se largimi i “Messit maskoi gjithçka”, duke sugjeruar se problemet e klubit blaugrana ishin fshehur nga cilësia dhe efektiviteti i asit argjentinas.

Trajneri holandez e ka bërë këtë pohim në një intervistë me të përjavshmen Voetball International të vendit të tij. A është penduar ndonjëherë Koeman që u largua nga kombëtarja para Europianit? “Unë jam penduar gjithmonë që nuk kam qenë në gjendje ta bëj atë turne me atë grup lojtarësh. Ishte një mundësi e madhe”, por “edhe duke e ditur se sa e vështirë është situata tani në Barcelonë, nuk do të kisha dashur të kthehem mbrapsht”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *