• |
ide | kryesore

Ministri gjerman i shëndetësisë: Nëse nuk del variant i ri, në pranverë merr fund pandemia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn pret që deri në pranverën e ardhshme të arrihet në Gjermani imuniteti i tufës kundër koronavirusit dhe në këtë mënyrë që në Gjermani të përfundojë pandemia.


“Nëse nuk del asnjë variant i ri virusi kundër të cilit nuk të mbron vaksinimi, gjë që ka shumë pak gjasa, atëherë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë në pranverë dhe mund të kthehemi në normalitet,” tha politikani i CDU për gazetën “Augsburger Allgemeine”.


Spahn: Vaksinimi është “mënyra e sigurt”

Në pranverën e vitit 2022 pritet të arrihet imuniteti i tufës. Pyetja e vetme është nëse kjo do të ndodhë përmes vaksinimeve apo infektimeve. Pyetja e vetme është nëse imuniteti i tufës arrihet përmes vaksinimit ose infektimit.

“Vaksinimi është padyshim mënyra më e sigurt për të arritur atje. Dhe kur shikoj spitalet, duhet të them: është një mënyrë që është më pak barrë jo vetëm për ju, por edhe për shumë të tjerë, siç është personeli infermieror

Sa më e lartë të jetë shkalla e vaksinimit dhe sa më e ulët të jetë shkalla e infektimeve, aq më mirë mund të mbrohen fëmijët që ende nuk mund të vaksinohen, – tha Spahn.

Incidenca vazhdon të bjerë

Spahni, hodhi poshtë nga ana tjetër edhe një herë idenë e heqjes së masave kundër koronas, siç bëri Britania e Madhe në të ashtuquajturën “Dita e Lirisë”.

“Shkalla e vaksinimit nuk ende nuk është mjaft e lartë për këtë. Por kur udhëtoj nëpër Gjermani, unë kam ndjesinë se shumë “liri” është e mundur që tani,” – tha Spahn. Nuk duhet harruar se vaksina ka bërë të mundur përsëri një jetë normale.

Ndërkohë, incidenca shtatë ditore në Gjermani vazhdon të bjerë. Instituti Robert Koch (RKI) raportoi vlerën 65.0. Dje, vlera ishte 68.5, një javë më parë ishte 77.9.

Më shumë se 10.000 infektime të reja

Autoritetet shëndetësore në Gjermani raportuan gjithashtu në RKI 10.454 infektime të reja brenda një dite, krahasuar me më shumë se 12.000 infektime një javë më parë. Në të gjithë Gjermaninë, u regjistruan 71 vdekje brenda 24 orëve.

Numri i pacientëve me korona të shtruar në spitale për 100.000 banorë brenda shtatë ditësh ishte 1.63, sipas RKI të martën. Një krahasim javor ose mujor nuk është i mundur për shkak të numrit të madh të raporteve të mëvonshme. Një vlerë pragu mbarëkombëtare kur situata duhet parë si kritike nuk parashikohet për incidencën e shtrimit në spital, ndër të tjera për shkak të dallimeve të mëdha rajonale. Vlera maksimale e mëparshme ishte rreth 15.5 rreth kohës së Krishtlindjeve. /DW

3 Comments

  1. Po nese del (eshte e pa mundur te mos dali) ca do beni? Dozen e 4-5-6…20. Me kete ritem 3 doza “Vaksine” ne 9 muaj nuk dihet ku do shkojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu